Kosova pa Republikë, si “Palestinë e dytë”

KOSOVAPRISHTINE/ Kosovës nuk i duhet kurrfarë përfaqësimi në nisma rajonale dhe ndërkombëtare, nëse “detyrohet” të heqë dorë nga “Republika”. Këtë bindje e kanë shprehur pa dallim deputetë nga tri partitë opozitare, të enjten, ditën kur është pritur që në Kosovë të mbërrijë ndërmjetësi i BE-së në dialogun Prishtinë-Beograd, Robert Cooper.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, tash deputet i LDK-së, Skënder Hyseni, ka shfaqur drojën se Kosova do të shndërrohet në një Palestinë të dytë, nëse pala vendëse pranon të hyjë në koncesione për shtetësinë e saj.Ai e argumenton këtë me faktin se shtetet që aktualisht kanë qasje neutrale ndaj statusit të Kosovës do të mësohen ta trajtojnë këtë vend si të tillë edhe në të ardhmen dhe nuk do ta njohin asnjëherë shtetësinë e saj. “Fusnota, përkatësisht të gjitha ato që e betonojnë neutralitetin ndaj statusit janë të dëmshme dhe do t’i pengojnë dhe bllokojnë njohjet e mëtejme të shtetit të Kosovës, sepse bota do të mësohet me Kosovën si një shtet që e ka njëlloj statusi gjysmak si të Palestinës. Prandaj, Kosova nuk guxon të pranojë për vete asnjë zgjidhje gjysmake”, ka deklaruar ai.Një ditë më herët shefja e ekipit negociator vendës, Edita Tahiri, ka konfirmuar për “Kohën Ditore” se pala vendëse është pajtuar që Kosova të prezantohet në rajon pa fjalën Republikë dhe me një fusnotë.

Artikuj te Tjere:
Rajoni i Ballkanit mbetet i brishtë me shtete që nuk e kanë përfunduar shtet-ndërtimin dhe me konflikte ende të papërmbyllura, u tha të mërkurën në një debat të organizuar nga Klubi për
Prishtine - Ndryshimi i kufijve të Kosovës do të shpie deri te ndarjet e reja në Ballkan dhe kjo do të ishte kërcënim për paqen në rajon.
Prishtinë - Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të fillojë të mendojë për mundësinë e dialogut me serbët e veriut. Ai ka deklaruar se B

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit