Tiranë - Forca të policisë dhe pesë makina zjarrfikëse mbërriten në vendngjarje, të cilët falë punës intensive kanë bërë të mundur vënien në kontroll të flakëve dhe shuarjen e plotë të tij. Magazina ndodhet pranë Drejtorisë së Nxjerrjes së Targave, ndërsa vetë drejtori
i zjarrëfikëseve, Dilaver Laci konfirmon se nuk ka pasur lëndime në njerëz me përjashtim të dëmeve materiale, që mendohet të jenë jo pak të konsiderueshme. Ndonëse nuk konfirmohet ende asgjë, dyshohet se zjarri të jetë shkaktuar aksidentalisht.
Lajmi meparshem
Zjarr i përmasa të mëdha ka rënë para pak minutash pranë autostradës Tiranë-Durrës. Zjarri ka rënë në nj magazine prane Drejtorisë se Përgjithshme të Transportit Rrugor. Disa autmojete zjarrfikse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. Ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar vendin.
Mësohet se zjarri është i përmasave të mëdha, ndërsa flakët rrezikojnë të përhapen, të favorizuara edhe nga era. Në vendngjarje kanë mbërritur katër makina zjarrfikëse, që po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët.
Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit dhe aktualisht nuk ka informacione për persona të lënduar.