MM/ Nentetar Peci teresisht jashte rrezikut per jeten

Tirane - Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA-sw ju bëjnë me dije se Nëntetar Aleksandër Peci, është transferuar në Spitalin Ushtarak Amerikan në Bazën Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit, një spital me personel shumë të kualifikuar për ndërhyrje kirurgjikale të vështira.  
Nëntetar Peci i është nënshtruar edhe një operacioni tjetër, i cili ka zgjatur disa orë.  Operacion ka dalë me sukses të plotë dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Ai tashmë ndodhet tërësisht jashtë rrezikut dhe funksionet e tij jetësore janë duke u kthyer në normalitet.
Pasi gjendja  e tij shëndetësore të jetë në nivel të qëndrueshëm për të përballuar kushtet e udhëtimit, ai do të transferohet për një trajtim mjekësor më të gjatë dhe më të hollësishëm në Gjermani.

Artikuj te Tjere:
Shkodër - Një i moshuar është gjetur i vetëvarur në hyrjen e pallatit ku ai banonte. Policia e Shkodrës ka bërë të ditur
Sarandë - Shënohet një tjetër rast fatkeq për maturantët. Pas plagosjes së 4 maturantëve një ditë më parë në Radhimë të Vlorës, një tjetër incident
Brindizi - Një nxënëse 16-vjecare ka vdekur, ndërkohë që 7 të tjera janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm,
© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit