Durrës - Tre persona, administratore te nje kompanie punesimi ne qytetin e Durresit jane marre ne ndjekje penale per shkak te mashtrimit per punesim jashte vendit te disa qytetareve.Drejtoria e policise se qarkut ka bere te ditur se gjate dy muajve
te fundit jane depozituar 18 kallezime nga personat e mashtruar , te cileve iu është premtuar punesim ne Kazakistan kundrejt nje shume lekesh. Behet fjale per tre persona qe jane pjese e nje kompanie private punesimi,te cilet po hetohen ne gjendje te lire per vepren penale te mashtrimit.
"Konkretisht janë proceduar penalisht për veprën penale të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave shtetasit 40-vjeçari me iniciale Y. N banor i Durrëësit, 34-vjeçarja me inicialet M. N banore e Durrësit dhe 43-vjeçari me iniciale J. S banues në Gramsh. Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti janë depozituar 18 kallëzime penale nga shtetas që janë mashtruar nga këta persona për punësim në Kazakistan", tha Ornela Çako, zedhenese e policise se Durresit.
Shtetasit qe kanë bere kallezim ne polici jane shprehur se kane paguar paraprakisht nga 25 mije leke te reja secili per tu pajisur me deshmi aftesie për tu punësuar më pas në Kazakistan,kryesisht ne sektorin e ndertimit ku do te paguheshin nga 2000-4000 dollare ne muaj.Ne fakt shume prej personave ne fjale sapo kane mberritur ne Kazakistan nuk jane marre ne pune , duke u kthyer te zhgenjyer nga kjo aventure.