Tirane - Gjykata e Apelit lë në arrest shtëpie ish-komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendin, duke mos ndryshuar masen e sigurisë të dhënë nga Gjykata e Tiranës. Apeli rrëzoi sot për të katërtën herë organin kryesor të akuzës, i cili pretendon se arma
e ish Komandantit të Gardës ka vrarë protestuesin Faik Myrtaj me 21 janar të vitit 2011.
Gjykata e Apelit miratoi po sot kërkesën e palës mbrojtëse për përjashtimin nga trupi gjykues të Zegjine Sollakut, nga ceshtja ndaj ish Komandantit të Gardes Ndrea Prendit, i akuzuar për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj. Ndërkohë u vendos që Agron Papajani do të zëvendësojë anëtaren e dorëhequr Zegjine Sollaku.
Gjykata vlerësoi të drejtë argumentin e mbrojtjes, se Zegjine Sollaku, bashkëshortja e ish Kryeprokurorit Thodhori Sollaku ka papajtueshmëri ligjore. Gjykata e Apelit kishte parashikuar në orën 10:30 nisjen e seancës gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë për ish komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi i akuzuar për vrasjen e protestuesit Faik Myrtajt me 21 janar. Avokatët e ish Komandantit të Gardës së Republikës së Shqipërisë kërkuan dorëheqjen e bashkëshortes së ish Kryeprokurorit Theodhori Sollaku, nga trupi gjykues.