Tirane - I PLOTE - Ministria e Mbrojtjes jep lajme kontradiktore lidhur me humbjen e jetës së dy komandove shqiptarë në Afganistan. Vetëm rreth 2 orë pas deklaratës për shtyp, ku ministria e Mbrotjes deklaroi se kishin rënë në krye të detyrës kapiten Feti Vogli dhe nëntetar Aleksandër Peçi,
po kjo ministri mesohet se, ka njoftuar familjarët e Aleksandër Peçit se në fakt ai nuk ka vdekur, por është në gjendje të rëndë shëndetësore, në vdekje klinike. Nëntetar Aleksandër Peçi, 23 vjeç me origjinë nga Tropoja jetonte prej kohësh në Tiranë.
Konferenca e ores 20:30
Në orën 17:15 minuta, Komandanti i Kontigjentit Eagle 4 në Kandahar, Afganistan, Kolonel Behar Mara njoftoi Qendrën e Bashkuara Operacionale, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura se N/Tetar Aleksandër Peçi, kishte ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak të Komandës ISAF, Rol 3 në Kandahar. I njëjti konfirmim ka mbërritur në orën 17.55 minuta nga ana e Komandës Ushtarake të NATO-s, në Shape, Belgjikë. Në orën 18.15 minuta, ne njoftuam median për lajmin e hidhur pasi kishim njoftuar familjarët, ndërsa në 18.30 minuta kjo u konfirmua në konferencën tonë për shtyp.
Sipas një njoftimi të dytë nga Komandanti i Kontigjentit Eagle 4 në Kandahar, Afganistan, Kolonel Behar Mara, konfirmohet se N/Tetar Aleksandër Jak Peci, i cili u raportua se kishte humbur jetën, tashmë ndodhet në gjendje kome. Ka ende shpresë përmirësimi. Këtë lajm të mirë ia kemi përcjellë edhe familjes së tij. Ekipi mjekësor i specializuar po monitoron hap pas hapi ecurinë e gjendjen së tij shëndetësore. Lutjet tona bashkohen me ato të familjet së N/Tetar Aleksandër Peçi, që ai të tejkalojë këtë moment të vështirë. Për çdo informacion të ri ne do t’iu mbajmë të informuar.
Lajmi meparshem i ores 18:30
Dy efektive te trupave komando shqiptare, kane rënë pre e një sulmi gjate shërbimit ne Afganistan. Ministria e Mbrojtjes konfirmoi per agjencine ANA News zyrtarisht lajmin. Kapiten Fehti Vogli dhe efektivi Aleksander Peçi fillimisht u plagosen pasi një patruklle e policise afgane ka hapur zjarr ndaj tyre. Brenda pak orëve mësohet se kapiteni Vogli ka ndërruar jetë. Nderkaq pak me vone, ka nderruar jete dhe Aleksander Peçoi. I plagosur eshte dhe nje ushtar tjeter i forcave aleate te vendit tone.
Konferenca per shtyp e dhene ne oren 18:30
Dy komando të misionit shqiptarë “Eagle 4” në Afganistan kanë mbetur të vrarë në Kandahar, pas një sulmi të policisë lokale ndaj forcave të Aleancës. Në një njoftim të ministrisë së Mbrojtjes mësohet se dy komandot e vrarë janë komandanti i grupit te pare special, Feti Bedri Vogli, dhe specialisti i armatimit, Aleksandër Jak Peçi. Te dy kane gjetur vdekjen ne spitalin e Kandaharit. Sipas njoftimeve paraprake te ministrise se Mbrotjes, sulmi ndaj trupave shqiptare ka ndodhur rreth orës 15:05 me orën lokale, ndërsa trupat shqiptare po shoqëronin një mision të USAID-it. Menjehere pas sulmit jane arrestuar 11 policë afganë.
Gjatë konferencës për shtyp, ministria shprehu vlerësim maksimal për punën e bërë nga efektivat shqiptarë. “U dalluan si ushtarakë që karakterizoheshin nga ndjenjë e lartë e përgjegjësisë. Humbja ka prekur gjithë personelin e kontingjentit “Eagle 4” dhe efektivat. Familja humbi dy njerëz të dashur, ne humbën dy ushtarakë të zotë, të përgatitur më së miri”- thuhet ndër të tjera në deklaratën e ministrisë. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i shprehu ngushëllimet familjarëve.
Gjithashtu, MB konfirmoi se janë marrë të gjitha masat për riatdhesimin dhe nderimin e tyre, si dhe për mbështetje financiare. Komadot ishin pjesë e misioni të forcave paqeruajtese “Eagle 4″ i cili është nisur për në Afganistan më 16 janar 2012, me një ceremoni të mbajtur në Aeroportin Kombëtar “Nënë Tereza”, ku kane qene te pranishem Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, drejtori i përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu.
Njoftimi i Ministrise se Mbrotjes
Sipas njoftimit paraprak te ardhur ne Shtabin e Përgjithshëm te Forcave të Armatosura të RSH, sipas raportit të dhënë nga Komandanti i Kontingjentit “EAGLE-4” N/Kolonel Behar MARA, të trupave tona me mision në Afganistan, bën me dije se: Më datë 20.02.2012, ora 15:05 lokale në fshatin Robot 2, Kandahar Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Bedri VOGLI, si dhe një grup nga Bat.2-38 CAV, gjatë kryerjes së detyrës, “Patrullim dhe sigurim i personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, me mision, kryerja e një takimi, për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat, papritur në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policísë lokale (sipas të dhënave paraprake është hapur zjarr nga 5 armë automatike (Aut.Mod.56) dhe një mitraloz i lehtë.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur 3 ushtarakë, një ushtarak i një vendi aleat dhe dy ushtarakë të Kontingjentit “Eagle-4”. Komandanti i Grupit të 1-rë Special Kapiten Feti Bedri VOGLI dhe N/Tetar Aleksandër Jak PEÇI (specialist armatimi në këtë grup), kanë marrë plagë të rënda dhe kanë ndërruar jetë në spitalin Rol 3 në Kandahar. Grupi në detyrë, ka bërë arrestimin e 11-të policeve afganë, të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të efektivave tona.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur 3 ushtarakë, një ushtarak i një vendi aleat dhe dy ushtarakë të Kontingjentit “Eagle-4”. Komandanti i Grupit të 1-rë Special Kapiten Feti Bedri VOGLI dhe N/Tetar Aleksandër Jak PEÇI (specialist armatimi në këtë grup), kanë marrë plagë të rënda dhe kanë ndërruar jetë në spitalin Rol 3 në Kandahar. Grupi në detyrë, ka bërë arrestimin e 11-të policeve afganë, të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të efektivave tona.
Familjarët e tyre janë lajmëruar rreth orës 17.00 te pasdites, por duke respektuar protokollin e NATO-s, lajmi behet publik nga ministria vetëm 2 ore pas njoftimit. Ky është incidenti i dyte serioz ku përfshihen komandot shqiptare me detyre jashtë vendit. Ne korrik te vitit 2004, tre komando u plagosen si pasoje e shpërthimit te një mine, 7 kilometra larg aeroportit te Mosulit ne Irak, teksa patrullonin me makina. Kontingjenti i fundit u dërgua ne Afganistan, ne 16 shkurt 2012, përcjelle ne një ceremoni ku ishin te pranishëm kryeministri Berisha dhe Ambasadori Amerikan ne Tirane, Aleksandër Arvizu. Pjese e këtij misioni janë 32 ushtarakë, të cilët do të kryejnë trajnim për forcat vendase, për 6 muaj në kryeqytetin - Kabul. Por ndërkohe ne shërbim janë edhe rreth 120 trupa te tjera luftarake nga Shqipëria.
Lajmi meparshem
Tiranë - Dy ushtarë shqiptarë janë plagosur në Herat të Afganistanit. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur pak më parë në këtë vend, ku një kompani shqiptare me ushtarë dhe oficerë ka shkuar prej pak kohësh. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht dhe Ministria e Mbrojtjes, sipas së cilës ushtarët shqiptarë janë sulmuar gjatë rrugës për në qytetin e Heratit.
Deri më tani bëhet e ditur se, një prej ushtarëve është në gjendje të rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa i dyti i plagosur është në gjendje më të mirë. Ende nuk janë bërë të ditur emrat e të plagosurve. Ushtarët shqiptarë të plagosur në Heart janë pjesë e misionit të NATO-s.