Shkoder - Vrasje me arme zjarri ne fshatin Prekal në Malësin e Madhe. Zef Marku, është viktima në fshatit Prekal, të Malësisë së Madhe. Sipas burimeve policore është bërë e ditur se ai është vrarë nga djali i tij, Sokol Marku.
Viktima është vëllai i kryeplakur të fshatit Prekal.
Lajmi meparshem
Burime nga policia thanë se, vrasja ka ndodhur rreth orës 15:30 minuta. Ende nuk ka informacione në lidhje me ketë ngjarje, pasi zona ku ka ndodhur krimi është e bllokuar nga dëbora.
Burime nga Policia e Shkodrës, bënë të ditur se në drejtim të banesës ku ka ndodhur vrasja është nisur një grup i policisë, ku bën pjesë dhe prokurori.
Të dhënat e para flasin se dyshohet se nipi ka vrarë xhaxhanë, megjithatë akoma nuk ka detaje të qarta rreth ngjarjes apo motiveve që kanë cuar në këtë akt. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Së shpejti do ju njohim me gjerësisht në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.