Tiranë - Personi i cili po tentonte të hidhej nga një vinç në lartësi prej 80 metrash, është identifikuar si Xhemal Xhurra dhe është bindur nga policia që të dorëzohej dhe të mos kryente aktin që po bënte në atë lartësi e madhe.
Siç bëjnë të ditur burimet nga vendi i ngjarjes, një person kishte hipur në një vinç të një ndërtese në ndërtim duke kërcënuar se do të kryejë vetëvrasje. Personi që ka hipur në një vinc në ndërtesën ende në ndërtim pranë selisë së Partisë Demokratike pranë qendrës së Tiranës. Lartësia ku ndodhet personi është rreth 84 metra.
Ngjarja
Nuk dihet ende identiteti i personit mashkull i moshës rreth të 40-ave, dhe as arsyet që kanë cuar shtetasin të hipë në vinç. Personi në vinc aktualisht po ndërmerr pozicione të ndryshme ndërsa pritet nderhyrja e policisë nga momenti në moment. Policia ka nisur negociatat me personin në vincin e objektit në ndërtim. Negociatat po drejtohen nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Muhamet Rrumbullaku. Personi herë pas here bërtet dhe flet, por për shkak të lartësisë së madhe nuk arrihen të dëgjohen fjalët.
Policia ndërkohë po mundohet të zbulojë identitetin e personit dhe të zbulojë dhe motivet që kanë cuar shtetasin të ndërmarrë këtë veprim të cuditshëm. Ne pyetje eshte marre dhe roja i objektit, por ai ka theksuar se nuk ka patur dijeni sesi personi ka hyre ne objektin shumekatesh dhe eshte ngjitur ne maje vincit. Ngjarja e pazakontë ka mbledhur poshtë vincit përvec policisë shumë qytetarë kuriozë që po ndjekin situatën qe po ndodh ne keto momente.
Ishte paraqitur tepër e vështirë ndërhyrja e forcave RENEA dhe policisë për shpëtimin e personit që kërcënon vetëhedhjen. Policia aktualisht është ngjitur në objektin ende në ndërtim, por paraqitet delikate hipja e efektivëve mbi vinc që dhe nga imazhet që përcjellim paraqitet i rrezikshëm.