VRASJET/ Shkarkohet drejtori dhe zv/drejtorët

Tiranë- Vrasjet e dy femrave që tronditën dy ditë më parë kryeqytetin kanë sjellë një furtunë shkarkimesh dhe ndryshimesh në postet më të larta të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. 48 orë pas ngjarjeve drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme kryen ndryshime të menjëhershme në strukturën drejtuese të policisë, Tiranë.
Në mbledhjen e organizuar në mesditë Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, i shoqëruar dhe nga zv/ministri i Brendshem Avenir Peka kanë komunikuar ndryshimet të cilat përshkak të lëvizjeve kanë prekur dhe drejtorit e policisë në disa qarqe si Vlora, Korca dhe Dibra. Bernard Caushaj i cili mbante pozicionin e drejtorit të Korcës zyrtarisht është emëruar në krye të policisë, Tiranë.
ndërkohë, ish-Drejtori Sajmir Mucaj i cili ka mbajtur këtë detyrë për një vit e 2 muaj është emëruar si kancelar në Akademine e Rendit. Arjan Kurti është emëruar në pozicionin e Zv/Drejtorit për hetimin e Krimeve duke zene vendin e Dorian Mucës i cili është emëruar në Drejtori të Përgjithshme i shef i Seksionit te Pastrimit të Parave, duke zënë vendin e Artan Cukut, që për arsye të rezultateve të larta në këtë seksion është emëruar si drejtor i policisë në Vlorë.
Nazmi Kotarja ish-drejtor i kësaj drejtorie është rikthyer në pozicionin e drejtuesit të trajnimeve në Polici të Shtetit. Gazmend Hamitaj është emëruar si zv drejtor për sigurine publike duke zënë vendin e Gjergj Jorgos, i cili është emëruar drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale.
Ish-Shefi i kësaj njësie Shemsi Prenci emërohet Drejtor i Policise Qarkut Dibër. Kurse Ylli Metko është emeruar drejtor ipolicise Qarkut Korcë. Sipas drejtuesve të Policisë së Shtetit lëvizjet bëhen për rritje eficence dhe efektshmeri në goditjen e krimit të organizuar, por dhe për t’iu dhënë dinamike më të madhe strukturave të policisë. Burime kofidenciale në Policinë e Shtetit bëjnë me dije se në ditët në vazhdim në Drejtorine e Policise Tirane do te kete dhe levizje të tjera në Sektorit e hetimit dhe në 6 komisariatet e kësaj drejtorie.
Krimet
Dy femra u vranë mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet në një hark kohor të shkurtër nga njëra tjetra, ndërsa ende nuk ka një autor të arrestuar për to. Laborantja Eleni Basho, nëna e dy fëmijëve u gjet e vdekur rreht orës 18:40 pak metra larg banesës së saj me tre plumba pistoletë në gjoks, ndërkohë Megi Jokiçi, 25-vjec u qëllua rreth orës 21:30 dhe humbi jetën në spital si pasojë e plumbave të marra në nofull.

Artikuj te Tjere:
Shkodër - Një i moshuar është gjetur i vetëvarur në hyrjen e pallatit ku ai banonte. Policia e Shkodrës ka bërë të ditur
Sarandë - Shënohet një tjetër rast fatkeq për maturantët. Pas plagosjes së 4 maturantëve një ditë më parë në Radhimë të Vlorës, një tjetër incident
Brindizi - Një nxënëse 16-vjecare ka vdekur, ndërkohë që 7 të tjera janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm,
© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit