Berat - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Berat. Dy persona me maska, kanë lidhur dy shitëset e një dyqani floriri dhe e kanë grabitur. Lajmi është bërë i ditur nga burime policore të qytetit të Beratit.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e pasdites në lagjen “Mangalem”, kur sipas të dhënave paraprake, dy persona kanë hyrë në dyqan duke u paraqitur si klientë dhe më pas nën kërcënimin e armës kanë kërcënuar punonjëset dhe më pas lidhur ato duke grabitur prej andej një sasi floriri.
Nga burime jo zyrtare të policisë mësohet se bëhet fjalë për dy punonjëse, të cilat janë gjendur të lidhura dhe të shtrira përtokë ku më pas janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë për tu marrë në pyetje lidhur me detajet e ngjarjes.
Pas lajmërimit, policia mësohet se ka gjetur në kontrollet që ka ndërrmarë në një nga rrugicat e kësaj lagje dy maska dhe një armë zjarri tip kallashnikov ndërsa popunon intensivisht për zbardhjen e ngjarjes në fjalë. Zyrtarisht, policia e Beratit ka konfirmuar grabitjen ndonëse nuk ka bërë të ditura detajet e saj për shkak të hetimeve dhe kontrolleve që po zhvillohen.