GJYKATA/ Lihet i lirë Ledio Rruçi

Durrës - Gjykata e Durrësit ka shpallur të pavlefshme kontrollin e kryer nga policia në makinën e djalit të Gramoz Ruçit, tre ditë pas bllokimit. Në këtë mënyrë 28 -vjeçari Ledio Ruçi është lënë i lirë, pasi u ndalua tri dite me pare per akuzen e “prodhimit dhe trafikimit te lendeve narkotike”. Seanca per vleresimin e mases se sigurise eshte zhvilluar mesditen e sotme ne Gjykaten e Shkalles se Pare dhe eshte drejtuar nga gjyqtari Kastriot Fejzo. Pala mbrojtese e shtetasit Ledian Ruçi ka kerkuar qe ne fillim qe te konsiderohej i pavlefsghem procesverbali per sekuestrimin e proves materiale i dates 30 janar 2012, ne baze te te cilit ky kontroll gjeti 1.5 gram lende narkotike qe dyshohet se eshte e llojit cannabis sativa.
Kjo kerkese nuk eshte pranuar nga trupi gjykues, ndersa ne kerkesen e saj organi i akuzes qe perfaqesohej nga Donika Prenga e vleresoi te ligjshem ndalimin por  kerkoi per te pandehurin si mase sigurimi ate me detyrim paraqitje. Mbrojtja eshte deklaruar se ndalimi i klientit te tyre eshte i paligjshem, sepse procesverbali i pare i firmosur nga 6 punonjes policie ka thene se nuk ka asnje gje te jashteligjsdhme ne autoveturen qe drejtohej nga Ledian Ruçi. Me perjashtim te nje pushke sportive.
Po keshtu mbrojtja ka shtuar se vete prokuroria e ka cilesuar te jashteligjshem kontrollin e mjetit dhe sekuestrimin e tij qe nga data 27 janar dhe en avzhdim, ndersa ne lidhje me procesverbalin e hartuar nga policia, mbrojtja ka thene se ai mban daten 25 janar, para se te ndodhte e gjithe ngjarja. Vete i pandehuri ka deklaruar se kjo ngjarje ka demtuar imazhin e familjes se tij dhe çdo gje eshte inskenuar me pare. Gjykata ne fund ka marre vendim duke liruar qe në sallen e gjyqit 28-vjeçarin Ledian Ruçi, i cili eshte djali i deputetit te Kuvendit te Shqiperise, Gramoz Ruçi.

Artikuj te Tjere:
Shkodër - Një i moshuar është gjetur i vetëvarur në hyrjen e pallatit ku ai banonte. Policia e Shkodrës ka bërë të ditur
Sarandë - Shënohet një tjetër rast fatkeq për maturantët. Pas plagosjes së 4 maturantëve një ditë më parë në Radhimë të Vlorës, një tjetër incident
Brindizi - Një nxënëse 16-vjecare ka vdekur, ndërkohë që 7 të tjera janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm,
© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit