Tiranë - Një tjetër vrasje ka ndodhur pak më parë, pas asaj të Pogradecit. Një person është vrarë me sende të forta, pak minuta më parë në zonën e tregut “Çam”. Një i ri ka mbetur i vdekur
pasi u qëllua me grushta dhe sende të forta nga pronarët e një dyqani të cilin ai po tentonte ta vidhte. Ngjarja ka ndodhur në zonën e tregut çam në Tiranë. Policia nuk ka ende identitetin e të riut, ndërsa mendohet se është i moshës 20-25 vjeç.
Policia ka bërë shoqërimin e dy pronarëve të dyqanit të cilët kanë goditur për vdekje të riun. Policia po heton për identitetin e viktimës dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Vijon …