FOTO EKSKLUZIVE/ Ekzekutohet nga tre persona, me 32 plumba ne trup

Makina e viktimesPogradec - Një person është ekzekutuar pak minuta më parë në Qafë Plloqë të Pogradecit dhe viktima është Myderi Verdha. Viktima mësohet se është i njohur për policinë, pasi ka precendtë të ndryshëm penal.

Ai ka qenë i vënë nën akuzë dhe për vrasjes, ndërsa është ndaluar për vepra të ndryshme penale.
Mësohet se 46-vjeçarit i ishte bërë pritë nga persona ende të paidentifikuar. Dyshimet e para janë për një vrasje për hakmarrje.  Mësohet se Verdha është ekzekutuar në makinën e tij dhe është qëlluar disa herë.

Gezhojat ne vendin e ngjarjesViktima mësohet se ka qenë i armatosur. Deri më tani është mësuar se, 46-vjeçari i njohur për krimet e tij në zonën e Pogradecit dhe Korçës, është qëlluar me 32 plumba nga tre armë të ndryshme.

Rreth dy vite më parë ai ishte arrestuar i akuzuar për një sërë veprash penale, mes të cilave ajo e një vrasjeje me pagesë, ndërsa gjatë operacionit të arrestimit në Leshnicë, Verdha kishte gjuajtur me armë zjarri ndaj forcave të rendit.

 

 

 

Artikuj te Tjere:
Shkodër - Një i moshuar është gjetur i vetëvarur në hyrjen e pallatit ku ai banonte. Policia e Shkodrës ka bërë të ditur
Sarandë - Shënohet një tjetër rast fatkeq për maturantët. Pas plagosjes së 4 maturantëve një ditë më parë në Radhimë të Vlorës, një tjetër incident
Brindizi - Një nxënëse 16-vjecare ka vdekur, ndërkohë që 7 të tjera janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm,
© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit