MOTI/ Bora e pritshme, Shkodra merr masat

Shkodër - Situata e pritshme e reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulta në rajonin e Shkodrës ka bërë që Drejtoria Rajonale e Rrugëve të zhvillojë një mbledhje emergjence me të gjitha strukturat e saj.


Sipas drejtorit Nesti Kiri, qëllimi është angazhimi total i të gjithëve për të mbajtur të hapura rrugët nacionale pasi parashikohen 15 ditë reshje dëbore, nga të cilat 10 ditë do të jenë edhe në zonat më të ulta të Shkodrës, përfshirë dhe qytetin.
Pavarësisht kësaj situate që do përfshijë qarkun e Shkodrës, sipas drejtuesve të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve po merren të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të sigurohen të gjitha mjetet për të mbajtur të hapur akset nacionale duke angazhuar firmat kontraktuese dhe siguruar sasinë e nevojshme të kripës dhe skorjeve.
Kiri ka kërkuar bashkëpunim më efikas me të gjithë drejtuesit e njësive të qeverisjes vendore, veçanërisht ato në zonat malore ku izolimi mund të sjellë probleme.

 

Artikuj te Tjere:
Shkodër - Një i moshuar është gjetur i vetëvarur në hyrjen e pallatit ku ai banonte. Policia e Shkodrës ka bërë të ditur
Sarandë - Shënohet një tjetër rast fatkeq për maturantët. Pas plagosjes së 4 maturantëve një ditë më parë në Radhimë të Vlorës, një tjetër incident
Brindizi - Një nxënëse 16-vjecare ka vdekur, ndërkohë që 7 të tjera janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm,
© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit