KRIZA/ Falimenton kompania ajrore Malev

Budapest - Kompania ajrore hungareze "Malev" ka ndaluar të gjitha operimet dhe ka ulur të gjithë aeroplanët për të "minimizuar dëmin", meqë situata financiare e saj po bëhet e paqëndrueshme. "Në orën  05:00 GMT... pas  66 vitesh operimi Malev nuk do të ngrihet më"- bëri të ditur kompania përmes një deklarate për shtyp. Malev ka borxhe diku rreth 270 milionë dollarë dhe nuk ka arritur të gjejë investitorë të rinj.
Në janar, Bashkimi Evropian e urdhëroi Malevin që të shlyejë rreth 400 milionë dollarë të subvencioneve ilegale shtetërore që kishte marrë në mes të vitit 2007 dhe 2010, meqë BE kishte gjetur se ishin shkelur rregullat e konkurrencës së BE-së. Shuma ishte e barabartë me të ardhurat vjetore të  një prej viteve të saj më të mbara të operimit, 2010-s.
Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se dy aeroplanë të Malevit gjenden ende jashtë vendit, një në Tel Aviv dhe tjetri në Irlandë ndërsa për radion shtetërore u shpreh se kompania do të "futej sërish në treg" nëse do të gjendej një zgjidhje për të hedhur pas krahëve problemet e së shkuarës. Malev numëron 2600 punonjës dhe është përgjegjëse për gjysmën e trafikut ajror të aeroportit ndërkombëtar të Budapestit "Liszt Ferenc".

Artikuj te Tjere:
Kamp David -  “Greqia nuk duhet të dalë nga eurozona. Kemi rënë dakord për këtë”. Është u shpreh presidenti amerikan Barak Obama pas takimit me presidentin francez Fransua Holand.
Berlin - Kancelarja gjermane, Angela Merkel raportohet se ka hedhur në qarkullim idenë që Greqia të mbajë një referendum nëse grekët duan të qëndrojnë në Eurozonë, pas zgjedhjeve të për
Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane po bëjnë gati planet për daljen e mundshme të Greqisë nga eurozona. Komisioneri i Tregtisë, Karel De Gucht, shprehet se këto plane do të minimiz

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit