BE/ Marrëveshje për Paktin e Stabilitetit nga 25 vende

Bruksel - Samiti i 30 janarit në Bruksel mes liderëve europianë solli dy marrëveshje të rëndësishme në luftën e përbashkët ndaj krizës si dhe të tjera rakordime për strategjitë e rritjes dhe punësimit. Së pari u arrit marrëveshja për krijimin e fondit të përhershmë të shpëtimit, i cili do të nis funksionimin nga muaji korrik paralelisht edhe me Mekanizmin europian . Ndërkohë që marrëveshja mbi Paktin e ri të Stabilitetit firmoset nga 25 vende anëtare të BE, përvec Britanisë së Madhe e cila është tërhequr nga kjo marrëveshje në samitin e dhjetorit, këtë radhë ka qenë Republika çeke ajo që ska pranuar t’i japë OK-in paktit fiskal, duke saktësuar se nuk është pozicioni përfundimtar. Sipas kancelares Merkel, këto marrëveshje janë një arritje për BE-në. Tashmë me Traktatin e ri nuk do të ketë më shkelje të rregullave nga vendet anëtare.
Kriza e Greqisë i ka zgjatur më shumë punimet e samitit, pavarësisht se nuk u arrit asgjë për shkak edhe të mungesës së një marrëveshjeje për ristrukturim të borxhit publik grek nga ana e kreditorëve privatë. Kështu që pritet një tjetër marrëveshje nga ana e BE-së për Greqinë, e cila sipas presidentit francez Sarkozy, pritet të hartohet në ditët e ardhshme.
Ka shumë shpresa që në ditët e ardhshme të arrihet një Konsensus mbi ristrukturimin e borxhit grek. Duke kërkuar më shumë angazhim nga ana e Athinës, Sarkozy ka sqaruar se financat greke nuk do të menaxhohen nga BE.
Surprizë e takimit ka qenë edhe konsensusi mbi strategjitë e punësimit dhe rritjes. Apeli i të 27 vendeve anëtare të BE-së bën thirrje për të bërë më shumë që Europa të përballojë krizën sa më parë. U vendos që në mbledhjen e KiE-së të muajit mars do të përcaktohen linjat e drejtimit mbi politikat ekonomike dhe të punësimit të çdo vendi anëtar. Do të përcaktohen mundësitë e ofruara nga një rritje e qëndrueshme dhe nga nisja e reformave strukturore për të përmirësuar konkurencën dhe krijuar vende të reja pune.
Presidentët e Këshillit dhe Komisionit Europian, Herman van Rompuy dhe Barroso, në konferencën për shtyp menjëherë pas samitit, kanë folur për punësimin e të rinjve si një prioritet të programit të BE-së. Për tetë vendet anëtare që kanë një normë të lartë papunësie do të ndërtohen grupe ekspertësh për t’u ardhur në ndihmë në përgatitjen e plan-veprimit kundër këtij problemi. Tëe rinjtë do të synohet të punësohen apo të përfshihen në programe trajnimi
Sipas Barrosos BE-ja ka ende në dispozicion 82 miliardë euro në fonde strukturore të pashfrytëzuara, të cilat do të përdoren për të financuar projekte në promovimin e rritjes dhe punësimit.
Në dokumentin përfundimtar të samitit thuhet më tej se, është shumë e rëndësishme që të shmanget kufizimi i kreditimit nga ana e sektorit bankar e cila do të reduktonte aftësinë e rritjes së bizneseve. BQE, shoqata europiane e bankave dhe autoritetet kombëtare të monitorimit, duhet të sigurojnë se rikapitalizimi nuk do të japë efekte negative mbi ekonominë. Gjithashtu të 27 vendet kanë rënë dakord që brenda muajit qershor të përcaktohen një seri skadimesh për ndërhyrjet që mund t’i japin një impuls tregut unik dhe rritjes së bizneseve të vogla dhe të mesme, zhvillimi i tregtisë elektronike, marrëveshje për standardizimin, efikasitetin energjitik si dhe thjeshtimin e rregullave kontabël.

Artikuj te Tjere:
Kamp David -  “Greqia nuk duhet të dalë nga eurozona. Kemi rënë dakord për këtë”. Është u shpreh presidenti amerikan Barak Obama pas takimit me presidentin francez Fransua Holand.
Berlin - Kancelarja gjermane, Angela Merkel raportohet se ka hedhur në qarkullim idenë që Greqia të mbajë një referendum nëse grekët duan të qëndrojnë në Eurozonë, pas zgjedhjeve të për
Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane po bëjnë gati planet për daljen e mundshme të Greqisë nga eurozona. Komisioneri i Tregtisë, Karel De Gucht, shprehet se këto plane do të minimiz

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit