Spanja është zhytur ne një kaos total te udhëtimeve ajrore, pasi kompania “Spanair” ka njoftuar papritur falimentimin e kompanisë, duke lëne ne toke te gjithë pasagjeret qe kishin prenotuar fluturimet këtë fundjave. Publikimi i lajmit
ka shkaktuar probleme për te paktën 22 mije pasagjere, ne Madrit, Barcelone, Kanarie dhe disa qytete te tjera te vendit. I menjëhershëm ka qene reagimi i ministrisë se infrastrukturës, qe i ka kërkuar kompanisë qe te përmbushe te gjithë detyrimet qe ka ndaj pasagjereve, te cilët kane prere biletat, por përgjigja e kompanisë ajrore ka qene e prere, duke justifikuar këtë vendim me buxhetin bosh. “Spanair” njoftoi falimentimin, pas dështimit te negociatave për shitjen e 49% te aksioneve te kësaj kompanie te homologet e tyre Katar Airwais. Me mbylljen e saj mbeten pa pune te paktën 2000 persona.