MOTI/ Berisha: Do blejmë energji, liqenet buzë vdekjes

Tirane - Kryeministri Sali Berisha iu referua gjatë mbledhjes së qeverisë situatës së vështirë të krijuar nga moti i keq dhe situatës energjetike në vend. Kështu sipas tij qeveria ka ndërmarrë një ndër operacionet më të vështira përsa i përket emergjencave nga dëbora.

“Qeveria më 7 shkurt ngriti komitetin e Emergjencës për zonat e izoluara nga dëbora. Në Pukë bora arriti 2.7 metra ndërsa në Bajram Curri 2.5 metra, ndërsa u bllokuan 106 komuna e bashki në të gjithë vendin dhe 800 mijë banorë”- deklaroi Berisha.
Ai tha se qeveria mori të gjitha masat për të parandaluar humbjen e jetëve në zonat e bllokuara duke ndërmarrë operacionin më të vështirë dhë më të gjerë në historinë e vendit qoftë në shtrirje dhe intensitet. “Kjo bëri të mundur që të ndihmohet çdo qytetar në gjendje emergjence, në ç do pikë të vendit që ndodhej, u organizuan ndihma mjekësore me dhjetëra e dhjetëra helikopterë në rrethana të ëvshtira e të papërballueshme bënë transportimin e të sëmurëve edhe aty ku ishte e pamundur. Kështu që asnjë njerinuk mbeti pa u transportuar drejt qendrave shëndetësore”, u shpreh kreu i qeverisë. Ndërkohë ai shprehur mirënjohjen të thellë në emër të qeverisë ndaj të gjithë atyre që u angazhuan me përkushtim të thellë në urgjencat mjekësore. “Kjo situatë emergjence kaloi vetëm me një viktimë bënë të mundur që në të gjitha qendrat shëndetësore u dërguan paketa me ilaçe dhe janë shpërndarë qindra e qindra tonë ndihma, ndërsa më kryesore është heqja e miliona metër kub dëbore nga rrugët, duke bërë që sot 96% e territorit të vendit është e zhbllokuar”-tha ai
Gjithashtu kryeministri garantoi se qeveria do ta mbajë nën vëzhgim çdo orë e çdo ditë, hapjen e rrugëve e fshatrave, sepse edhe me shkrirjen e dëborës ka rrezik, por ky komitet ka të gjithë potencialin për të ndihmuar çdo familje. Berisha iu referua në mbledhjen e qevisë edhe situatës energjetike në vend të cilën e cilësoi si një nga më të vështirat në historinë e vendit. “E vërteta është se kjo periudhë edh këto muaj kanë qenë muajt më të ëvshtirë në historinë e vendit për sistemin energjetik. Energjia nuk është ndërprerë qoftë edhe 1 minutë për mungesë të saj, por vetëm për defekte teknike”-deklaroi Berisha. Kryeministri u bëri të ditur qytetarëve se se thatësira e tejzgjatur i ka imponuar qeverisë që të marrë fonde nga buxheti dhe të ndihmojë Entin e Energjisë për të siguruar energjinë e nevojshme. “Çmimi më i lartë i energjisë, është mungesa e saj dhe ne nuk pranojmë të lëmë vendin asnjë minutë pa energji për shkak të çmimit” theksoi Berisha, ndërsa tha se situata në kaskadën e Drinit nuk ka ndryshuar, ndërkohë që liqenet janë pothuajse buzë vdekjes. Kryeministri gjithashtu garantoi qytetarët se qeveria është e përgatitur për çdo lloj emergjence dhe e ka dëshmuar qartë këtë .

 

Artikuj te Tjere:
Tiranë - Administrata do të ketë edhe 118 punonjës më shumë në gjysmën e dytë të 2012. Me anë të një vendimi, qeveria ka përcaktuar një numër të ri të punonjësve me kontratë të p
Tiranë - Një dite pasi Kontrolli i Larte i Shtetit publikoi fakte skandaloze te abuzimeve ne fushën e koncesioneve, me një dem prej 1.8 miliard leke, Ministria e Ekonomisë e ka kaluar me një rea
Romë - Duke filluar nga ky vit, sipërmarrësit që do të investojnë në zonat malore do të çlirohen nga taksat për 8 vitet në vazhdim. Ky është premtimi që Kryeministri Sali Berisha bëri n

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit