Tiranë - CEZ Shpërndarja nxjerr në terren të gjitha grupet për të riparuar avaritë për shkak të mbingarkesës dhe kushteve të këqia atmosferike, sidomos në Veri dhe zonat e tjera të bllokuara nga bora. Drejtori rajonal i kompanisë,
i pyetur nga AS tha se po punohet për të siguruar furnizim me energji për të gjithë këta banorë, ndër të cilët ka shumë që janë prej disa javësh të bllokuar e pa drita.
"Ne po bëjmë maksimumin e mundshëm për të furnizuar të gjithë me energji elektrike. Aktualisht kemi shumë grupe në terren për të siguruar cilësi në furnizim. Kjo periudhë e vitit është shumë e ngarkuar dhe e rëndë për ne për shkak të dimrit të ftohtë dhe konsumit të lartë. Por ne po bëjmë më të mirën për të furnizuar çdo qytetar të Shqipërisë me energji", tha Jaroslav Macek, Drejtues Rajonal për Shqipërinë
Problemet me arritjen e objektivave financiare dhe teknike sollën zëvëndësimin e drejtorit të ÇEZ Shpërndarje. Në daljen e parë për mediat Jaroslav Maçek tha se po punohet në terren për të përmirësuar treguesit e kompanisë.
"Që prej dhjetorit ne po fokusohemi shumë tek arkëtimet. Kemi rreth 500 punonjës në terren për të mundësuar pagesën e faturave, çka do të sillte rritje të arkëtimeve. Ne po bëjmë të pamundurën për humbjet. Kemi rritur dhe kontrollet mbi faturistët dhe kjo do të sjellë furnizim më të mirë me energji për të gjithë ne", u shpreh Jaroslav Macek, Drejtues Rajonal për Shqipërinë
Për rreth dy vjet e 6 muaj në krye të ÇEZ Shpërndarja ka qenë Josef Hejsek, por në mbledhjen e bordit në Pragë,e me datë 31 janar u vendos zëvëndësimi i tij me Jaroslav Macek. Ky i fundit ka punuar në Shqipëri dhe ka mbajtur postin e shefit të operacioneve.