BISNESI/ Bregasi: Nga kriza edhe mund të përfitohet

Tiranë - Presidenti i Business Albania, Luan Bregasi ka kërkuar sot bashkëpunim më të madh dhe dashuri më të madhe ndaj biznesit në këtë situatë të krizës globale, duke theksuar se në kohë krize mund të përfitohet. Duke folur në konferencën “Zhvillimi i Ekonomisë dhe Bizneseve të vogla e të mesëm në kushtet e krizës dhe prezantimi i mundësive të reja”, Bregasi ka theksuar bashkëpunimin e mirë me ministrin e Ekonomisë, Bankën e Shqipërisë dhe të tjerë aktorë, duke kërkuar nga bashkëpunim edhe nga politika në miratimin e ligjeve aq të domosdoshme për biznesin.
Sipas tij, politika duhet të gjejë gjuhën e dialogut për të miratuar në Kuvend ato ligje që kërkojnë 3/5 e votave e që i duhen aq shumë biznesit. Guvernatori i BSH, i ftuar në këtë konferencë ka garantuar dashamirësi ndaj biznesit dhe ka deklaruar se nga kriza përfitohet, jo vetëm brenda, por edhe në raport me ekonominë e vendeve të tjera. “Ne gjatë krizës prodhuam rritje ekonomike por vazhduan dhe reformat, mendoj që e rëndësishme është të ruajmë stabilitetin makro ekonomik, balancat fiskale, politikë të kujdesshme, nxitësit e domosdoshëm për zhvillim të qëndrueshëm, kujdes të shtuar lidhur me stabilitetin financiar të vendit, që është i gatshëm të përballet me krizën e  fortë ndërkombëtare, por të japë stimuj për zhvillim afatgjatë”- tha ai.
Fullani shtoi se bankat janë të gatshme, të përgatitura dhe të afta me kapital dhe likuiditetin e domosdoshëm. Ai ka kërkuar nga biznesi të paraqesë studime konkrete, në mënyrë që biznesi dhe banka të rrisin bashkëpunimin dhe të gjejnë rrugën për përfitim të përbashkët. “Në këtë mënyrë do jemi të aftë të përballojmë krizën por të gjejmë mundësi të përfitojmë nga kriza, jo vetëm brenda vendit por edhe në marrëdhëniet me jashtë”- tha ai.

Artikuj te Tjere:
Tiranë - Administrata do të ketë edhe 118 punonjës më shumë në gjysmën e dytë të 2012. Me anë të një vendimi, qeveria ka përcaktuar një numër të ri të punonjësve me kontratë të p
Tiranë - Një dite pasi Kontrolli i Larte i Shtetit publikoi fakte skandaloze te abuzimeve ne fushën e koncesioneve, me një dem prej 1.8 miliard leke, Ministria e Ekonomisë e ka kaluar me një rea
Romë - Duke filluar nga ky vit, sipërmarrësit që do të investojnë në zonat malore do të çlirohen nga taksat për 8 vitet në vazhdim. Ky është premtimi që Kryeministri Sali Berisha bëri n

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit