Tiranë - Prezantohet në Tiranë Kodi i ri Doganor. Ministri i Financave Ritvan Bode tha se ai përbën një kod thelbësor në përmirësimin e praktikave tregtare, duke qenë një gur i frotë themeli për të qenë të njehësuar me praktikat
europiane. Veçori e këtij kodi është thjeshtimi i rregullave doganore nëpërmjet informatizimit tërësor të tyre.
"Procedurat doganore thjeshtëzohen më tej për operatorët ekonomik, thjeshtohen rregullat doganore dhe lehtësimi procedurave të zhdoganimit përmes inforamtizimit tërësor të tyre. Përdoret në shkallë të gjerë teknologjia e informacionit duke mundësuar zvogëlimin e burokracive, uljen e kohës së përpunimit dhe rritjen e përshkueshmërisë së mallrave në Shqipëri në kohë të shkurtër", deklaroi Bode. Ministri Bode foli edhe për ligjin e ri të akcizës, veçori e të cilit është mbikqyrja përmes deklarimit të dokumenteve administrative.
Kodi i ri doganor është hartuar me asistencën e Bashkimit Europian dhe drejtorinë e përgjithshme të doganave austriake.