Tiranë - Përdoruesit e telefonisë së lëvizshme rrisin besimin e tyre ndaj Eagle Mobile, duke e bërë atë ndër operatorët më të përzgjedhur për mbartjen e numrit. Numri i abonentëve që zgjedhin shërbimet e Eagle Mobile edhe përmes shërbimit të Mbartjes
së Numri vazhdon të rritet ndjeshëm. Pas anonçimit të Shërbimit të Mbartjes së Numrit, i cili u mundëson abonentëve të mbartin numrin drejt një operatori alternativ pa e ndryshuar atë, numri i abonentëve që kanë zgjedhur Eagle si operatorin e tyre të preferuar vazhdon të jetë i lartë.
Eagle Mobile në mënyrë të vazhdueshme është fokusuar në rritjen e ndjeshme të cilësisë së shërbimeve dhe ofrimin e paketave të lerverdishme për abontët e tij.Nga të dhënat zyrtare Eagle Mobile rezulton të jetë operatori i parë, me numrin më të vogël të abonentëve që kanë mbartur numrin nga Eagle Mobile drejt një kompanie tjetër. Kjo dëshmon kënaqësinë dhe besnikërinë e abonentëve të Eagle Mobile krahasuar me abonentët e tjerë të telefonisë së lëvizshme. Direfenca e mes numrave të portuar drejt Eagle dhe atyre drejt operatorëve të tjerë është shumë e lartë dhe e rendit Eagle Mobile në listën e operatorëve më të përzgjedhur dhe më të vlerësuar në treg.
Për të gjithë ata që mbartin numrin e tyre në rrjetin Eagle nga operatorët e tjerë celularë, kompania ofron çdo muaj, për gjashtë muajt e parë, 100 minuta dhe 100 SMS falas drejt të gjithë operatorëve kombëtarë dhe mundësi pafund brenda rrjetit. Abonentët e Eagle kanë mundësi të zgjedhin mes paketave të hedhura në treg dhe të përfitojnë çmimet më konkurruese në treg, 1200 Min+SMS+Internet falas për çdo muaj. Përmes Shërbimit të Mbartjes së numrit Eagle Mobile ofron mundësinë të jenë pjesë e ofertave dhe shërbimeve të saj, brenda një kohë të shkurtër, jo më shumë se tre ditë pune, duke ruajtur të njëjtin numër. Eagle Mobile këtë shërbim e ka cilësuar përherë me shumë vlerë për abonentin, i cilët ka mundësi të shfrytëzojë mundësitëqë ofron tregu përmes këtij mekanizmi të ri që garanton liri të plotë zgjedhjeje.
Ndërkohë Eagle vazhdon të zgjerojë shtrirjen në tregun e telefonisë së lëvizshme. Numri i abonentëve që zgjedhin këtë kompani vazhdon të jetë lart, ku rreth 2 muaj më parë rezulton me mbi 1 milionë abonentë dhe mbulon me sinjal 99 për qind të territorit. Kompania ka shtuar ndjeshëm investimet në rrjet dhe cilësinë e shërbimeve dhe ka në focus ofrimin e shërbimeve më të mira në treg me çmimin më të leverdisshëm. Në raportin që u bë së fundmi nga kompania “Cullen International”, pasi u shqyrtuan të gjitha kompanitë celulare në treg, Eagle Mobile u cilësua si kompania që i ofron abonentit shërbimet më të mira për paratë e paguara prej tij.