Tiranë - ISCOS Marche, është Instituti i bashkëpunimit ndërkombëtar i Cisl Marche-s.
Cisl-i është një ndër organizatat më të rëndësishme sindikale italiane që ka bashkëpunuar me dy Konfederatat sindikale BSPSH dhe KSSH, që prej themelimit të tyre. ISCOS Marche është organizata e bashkëpunimit ndërkombëtar përmes së cilës Cisl-i i Marche-s vepron për të mbështetur sindikatat e punëtorëve dhe organizatat e shoqërisë civile në veprimtarinë e tyre për nxjerrjen në pah të drejtësisë shoqërore dhe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe shoqërisht të drejtë e të pranueshëm. Në këtë kuadër ISCOS Marche ka rreth 20 vjetë që angazhohet në nisma bashkëveprimi në shtete të ndryshme të botës. ISCOS Marche ka që prej vitit 2002 që është aktive në Shqipëri dhe ka realizuar projekte të ndryshme me qëllim modernizimin e sistemit të pikës së takimit midis kërkesës dhe ofertës për punë. Në mënyrë të veçantë ajo ka mundësuar realizimin e një programi informatik “job matching” për Zyrat e Punës (Shërbimi Kombëtar i Punësimit) të Prefekturës së Durrësit.
Gjatë veprimtarisë së saj në Shqipëri, ISCOS Marche, ndër të tjera, ka organizuar dy vizita studimi lidhur me politikat aktive të punës në Rajonin e Marche-s për drejtuesit e Ministrisë së Punës dhe të Sindikatave shqiptare. Ndërkohë, në Shqipërisë, gjithnjë në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, ka organizuar dy seminare lidhur me politikat aktive të punës dhe kualifikimin profesional për drejtuesit e Shërbimeve të Punës së Rajonit të Marche-s, në kuadër të një vizioni të këmbimit të praktikave të suksesshme.
Aktualisht ISCOS Marche po realizon një projekt me qëllim forcimin e Sindikatave shqiptare nëpërmjet një financimi të Bashkimit Europian (Programi Cards 2005) dhe të Rajonit të Marche-s.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të mundësojë forcimin dhe kualifikimin e pranisë së dy Organizatave sindikale shqiptare në sistemin prodhues dhe në shoqërinë shqiptare me qëllim forcimin e dialogut social si me punëdhënësit për të rritur numrin e Kontratave Kolektive, ashtu edhe me institucionet qeverisëse të të gjitha niveleve, për të realizuar programe politikash të nevojshme për t’i bërë ballë papunësisë dialogut social. Procesi i forcimit të veprimtarisë të dy Sindikatave shqiptare po realizohet përmes një programi formimi që përfshin një numër të konsiderueshëm drejtuesisht të të gjitha niveleve të BSPSH-së dhe KSSH-së.
Një veprimtari specifike formimi i kushtohet edhe punëtorëve të rinj, me qëllim përforcimin e veprimtarisë kontraktuese në ndërmarrjet ku ata punojnë. Në këto kurse nxitet pjesmarrja e grave.
Një tjetër objektiv i rëndësishëm i projektit është modernizimi teknologjik i TULSA-s, Qendrës së formimit të sindikatave shqiptare, që ndodhet në Pallatin e Kulturës në ish-Kombinatin e Tekstileve, në Tiranë. Kjo Qendër përbën një institucion të rrallë në Ballkan. Në fakt, brenda saj, veç kurseve të formimit për sindikatat shqiptare, zhvillohen edhe mjaft veprimtari të tjera ndërkombëtare që nxiten dhe realizohen nga organizata si ILO, Federatat Ndërkombëtare Sindikale, Fondacioni Frederic Ebert.
ISCOS Marche Onlus, do të realizojë në tre muajt e ardhshëm tre Fushata informimi dhe sensibilizimi me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të punëtorëve për rëndësinë e rolit të sindikatës në zhvillimin e vendit dhe për t’i njohur ata me strategjitë që kanë BSPSH-ja dhe KSSH-ja për të përmirësuar kushtet e punëtorëve dhe të pensionistëve. Fushata e parë do të trajtojë temën e Punës Dinjitoze. Kjo fushatë do të përqëndrohet tek e drejta për të patur disa siguri në punë, duke nisur nga ajo e punës së qëndrueshme dhe afatgjatë, e higjenës dhe e sigurisë në vendet e punës, deri tek e drejta për të gëzuar një pension të përshtatshëm në pleqëri.
Fushata e dytë do të përqëndrohet tek anëtarësimi i punëtorëve të rinj në sindikatë, mbi të gjitha gra, në sektorët e këpucbërjes, të tekstileve, veshmbathjeve në zonat industriale të Tiranës dhe të Durrësit. Bëhet fjalë për një sektor strategjik në sistemin industrial shqiptar, ku shumica e forcës punëtore përbëhet nga gra dhe ku respektimi i rregullave kontraktuese është tejet i ulët dhe me një nivel të lartë të punës së zezë. Ndër të tjera, në këtë sektor përdoret në mënyrë strukturale decentralizimi prodhues: në fakt, janë të shumta gratë që punojnë në shtëpi duke prodhuar këpucë apo veshje. Së fundmi, Fushata e tretë do të përballet me një tjetër temë që është shumë e rëndësishme në Shqipëri, pra me sigurinë në kantieret e ndërtimit.
Çdo fushatë do të kryhet duke përdorur mjete të ndryshme komunikimi, mbi të gjitha fletushka, postera, parrulla, por edhe organizime pikash takimi me sindikalistët nëpër rrugë. Është parashikuar të kryhet edhe organizimi i disa seminarëve specifikë për temat e ndryshme që do të trajtojnë fushatat.
| < Prev | Next > |
|---|
Sport
EURO 2012/ Franca dështon edhe me Blankun
Tiranë/ 3 Shtator - Përfunduan edhe dy ndeshjet e tjera të vlefshme për Euro 2012 të Grupit D, ku bën pjesë edhe kombëtarja jonë. Franca e trajnerit Loran Blank vazhdon në “shinat” e kombëtares së Domenek. “Gjelat” u mundën brenda me rezultatin 0-1 nga Bjellorusia. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Kysliak në minutën e 85 të takimit.
Lexo më tej....EURO 2012/ Shqipëria, pikë të rëndë në Rumani
Tiranë/ 3 Shtator - Shqipëria e nisi aventurën e saj të 11-të në kampionatet europiane me një barazim madhështor 1-1 në Rumani, ndaj një skuadre ndaj së cilës nuk merrnin një rezultat pozitiv qysh prej 23 tetorit të vitit 1949, kur edhe atëherë
Lexo më tej....KUZHE/ Do të kërkojmë fitoren ndaj Rumanisë
Durrës/ 1 Shtator - Ekipi Kombëtar i futbollit do të kërkojë një rezultat pozitiv në ndeshjen me Rumaninë, më 3 shtator. Trajneri kroat, Josip Kuzhe shprehu besimin e plotë tek ekipi që drejton. “Pas një viti përgatitje serioze mendoj se skuadra dhe futbollistët kanë një gjendje të kënaqshme”, tha Kuzhe,
Lexo më tej....TË FUNDIT
- DURRËS/ Festivali ndërkombëtar i filmit, sonte ndarja e çmimeve
- ZJARRI/ Digjen pishta në kodrën e Currilave
- AKSIDENTI/ Autobusi përplasjet me kamionin, 1 i vdekur, disa të plagosur
- MINISTRI/ Ekonomia, Bode: Opozita t'i lexojë drejt shifrat
- ITALI/ Vrasja e shqiptarit në ’99, pranga anëtarit të dyshuar të Kamorras
- GREQI/ Tre shqiptarë në pranga për dhjetëra vjedhje
- RAMA/ Transporti publik, duhet më tepër cilësi në shërbim
- TRAFIKU/ Ekstradohet në Itali, shqiptari i arrestuar në Gjermani për drogë
- BBC/ Shqipëria në prag të heqjes së vizave
- INCIDENTI/ Zelandë e Re, 9 të vdekur nga rrëzimi i avionit
- OKB/ Shqetësuese rritja e çmimit të bukës
- SHKOLLAT/ Miratohen 400 tituj librash për bibliotekat
- META/ Përfundon turi diplomatik në Amerikën Qendrore
- AKSIDENTI/ Makina përplas për vdekje të moshuarën
FOTO GALLERI
MULTIMEDIA
KOSOVË Express - Java - Koha Ditore - Zeri - Kosova Sot
MAQEDONI Koha - Lajm Press
MALI ZI Koha Javore
NDËRKOMBËTARE Zëri Amerikës - BBC - DW World - Evropa e Lirë - Setimes








