RAPORTI/ Shtohet numri i gazetarëve të vrarë në konflikte

Një organizatë ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve thotë se vjet u vranë të paktën 46 gazetarë.  Pakistani renditet si vendi më i rrezikshëm për gazetarët për të dytin vit radhazi. Në raportin e tij vjetor “Sulmet ndaj Shtypit”, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se vdekjet gjatë shërbimeve të rrezikshme, si për shembull duke mbuluar protesta në rrugë, arritën një nivel rekord gjatë vitit 2011, ndërkohë që bota arabe u mbërthye nga trazirat.
Raporti thekson se 17 gazetarë vdiqën gjatë misioneve të rrezikshme. Pakistani renditet i pari, me 7 gazetarë të vrarë, ndërsa Libia dhe Iraku renditen në vend të dytë me nga pesë gazetarë të vrarë secili, pasuar nga Meksika me 3.
Fotoreporterët dhe kameramanët përfaqësonin 40 për qind të numrit të përgjithshëm të viktimave nga radhët e shtypit. Organizata vuri në dukje një rritje të numrit të viktimave nga radhët e gazetarëve të internetit, një kategori thuajse e papërfillshme para vitit 2008. Vjet u vranë 9 gazetarë të tillë.

Artikuj te Tjere:
Në burg ka përfunduar një 33-vjeçar nga Kanadaja, i cili u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij,  në  momentin që kryenin marrëdhënie seksule në prill të vitit 2011. Sipas t
Bogota - Rebelët e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë FARC, kërkuan një debat për lirinë e informimit si hap i parë për lirimin e reporterit francez të rrëmbyer nëntë ditë
Moske - Vladimir Putin është betuar si president i Rusisë në Kremlin, në një ceremoni me rreth 3000 të pranishëm, mes të cilëve edhe miqtë e tij, Silvio Berluskoni e Gerhard Shrëder. I pra

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit