SIRI/ Vritet gazetarja amerikane

Homs - Dhuna dhe gjakderdhja në Siri nuk po njeh kufij, ndërsa vetëm brenda natës së shkuar u vranë të paktën 100 njerëz, 40 nga këta në qytetin bastion të opozitës, Homs. Nga sulmet e fundit nuk janë kursyer as gazetarët perëndimorë. Dy gazetarë, një amerikane e një francez janë vrarë, pasi banesa ku ata qëndronin u bombardua nga artileria e rëndë. Amerikania Marie Colvin dhe fotoreporteri Remi Ochlik, ishin korrespondentë veteranë të luftërave të zhvilluara në lindjen e mesme. Marie Colvin ka mbuluar më parë edhe zona të tjera të nxehta, si konfliktin në Çeçeni, por edhe në Kosovë. Homs, kjo qendër e rëndësishme e qëndresës siriane, po vuan prej javësh ofensivën e forcave qeveritare të Presidentit Bashar al Assad, që nuk kanë ndërmend të ndalen.
Siria, e fundit që po i reziston “Pranverës arabe”, është më pranë se kurrë një lufte civile. Vendi është i përçarë në sekte e grupime fetare dhe pa një opozitë të bashkuar. Grupimet e vogla kanë gjetur strehim pranë sektit Alavit të Presidentit Al Assad, pasi i tremben ardhjes së synitëve në pushtet, të cilët janë në mazhorancë si numër. Në rast fitoreje të këtyre të fundit, ata i tremben një hakmarrjeje të përgjakshme. Ndërkohë, perëndimi dhe Liga Arabe po bëjnë përpjekjet e fundit për zgjidhjen e situatës. Të premten organizohet në Tunizi një takim i quajtur “Miqtë e Sirisë”, por sërish kanë ndeshur në kundërshtimin e Rusisë, e cila kërkon që në takim të përfaqësohet edhe qeveria e Al Assad. Rusia dhe Kina, aleatë të Al Assad dhe që në fillim të muajit refuzuan rezolutën e Këshillit të Sigurimit kundër tij, mbështesin mbajtjen e një referendumi këtë të diele në Siri, për ndryshimet kushtetuese.

Artikuj te Tjere:
Në burg ka përfunduar një 33-vjeçar nga Kanadaja, i cili u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij,  në  momentin që kryenin marrëdhënie seksule në prill të vitit 2011. Sipas t
Bogota - Rebelët e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë FARC, kërkuan një debat për lirinë e informimit si hap i parë për lirimin e reporterit francez të rrëmbyer nëntë ditë
Moske - Vladimir Putin është betuar si president i Rusisë në Kremlin, në një ceremoni me rreth 3000 të pranishëm, mes të cilëve edhe miqtë e tij, Silvio Berluskoni e Gerhard Shrëder. I pra

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit