REAGIMI/ Djegia e Kuranit, protesta në Afganistan

Kabul - Demonstrata të dhunshme anti-amerikane janë zhvilluar në qytetet të ndryshme të Afganistanit mbi djegien e kopjeve të librit të shenjtë të Kuranit nga trupat e NATO-s. Të shtëna janë dëgjuar në kryeqytetin Kabul, ku protestuesit janë mbledhur jashtë një baze ushtarake amerikane . Duke thirrur "Vdekje Amerikës" ata kanë hedhur gurë në bazën kryesore të Shteteve të Bashkuara në Kabul. Si pasojë katër policë kanë mbetur të plagosur, raporton BBC. Mediat flasin se rojet e sigurisë kanë qëlluan në ajër, ndërsa ka pasur dhe slogane pro talebanëve .
Të martën, komandanti amerikan në Afganistan, Gjenerali John Allen, kerkoi falje publike për ngjarjen e ndodhur "Kur mësuam për këto veprime , menjëherë ndërhyme për t’i ndaluar ato “ – tha ai. Falje ka kërkuar dhe sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Paneta, i cili premtoi një hetim të shpejtë.
Një protestues, 18-vjeçar tha për agjencine e lajmeve Reuters: "Kur amerikanët na fyejnë në këtë shkallë, ne do të bashkohemi me kryengritësit." Incidente të ngjashme kanë tensionuar gjithnjë e më shumë marrëdheniet e Shteteve të Bashkuara me Afganistanin. Vitin e kaluar, të paktën 24 persona humbën jetën në protesta, pasi një pastor amerikan dogji një kuran në Florida.

Artikuj te Tjere:
Në burg ka përfunduar një 33-vjeçar nga Kanadaja, i cili u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij,  në  momentin që kryenin marrëdhënie seksule në prill të vitit 2011. Sipas t
Bogota - Rebelët e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë FARC, kërkuan një debat për lirinë e informimit si hap i parë për lirimin e reporterit francez të rrëmbyer nëntë ditë
Moske - Vladimir Putin është betuar si president i Rusisë në Kremlin, në një ceremoni me rreth 3000 të pranishëm, mes të cilëve edhe miqtë e tij, Silvio Berluskoni e Gerhard Shrëder. I pra

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit