SKANDALI/ NATO, ndjese për përdhosjen e kuranit

Kandahar - Komandanti amerikan i trupave të NATO-s në Afganistan, gjenerali John Allen Komandanti amerikan i trupave të NATO-s në Afganistan, gjenerali John Allen Komandanti amerikan i trupave të NATO-s në Afganistan ka kërkuar ndjesë publike, pas raportimeve se ushtarë të forcave aleate kanë përdhosur disa kopje të librit të shenjtë islamik, Kuranit. Në një komunikatë për mediat, gjenerali John Allen kërkoi falje për incidentin dhe deklaroi se ka urdhëruar një hetim të plotë të çështjes.
“Ne kemi mësuar për këto veprime dhe menjëherë urdhëruam një hetim të plotë për incidentin”, tha gjenerali Allen. Lajmi se ushtarët e trupave ndërkombëtare kanë keqpërdorur Kuranin, ka bërë që mijëra afganë të nisnin protestat përpara bazës amerikane në Bagram, pranë Kabulit. Sipas “BBC”, më shumë se tre mijë persona morën pjesë në demonstratë, ndërsa disa të moshuar hynë brenda në bazë për të folur me zyrtarë të NATO-s. Një tjetër rast, ai i djegies së Kuranit në SHBA vitin e kaluar, ngjalli reagime të forta në botën islame, përfshirë Afganistanin, ku u zhvilluan shumë protesta.

Artikuj te Tjere:
Florida - Një ngjarje e rende ka tronditur shtetin e Floridës, pasi një nene 33-vjeçare ka vrare me arme zjarri katër fëmijët e saj dhe me pas edhe veten. Krimi shokues ndodhi ne zonën port. S
Uashington - Ish-kreu i CIA-s dhe zyrtari më i lartë i anti-terrorizmit, Hank Crumpton, ka thënë në një intervistë se ish-presidenti Bill Klinton humbi një mundësi të artë për të larë he
Washington - Një sulm i projektuar për t'u hakmarrë një vit pas vdekjes së Osama Bin Laden është parandaluar në Shtetet e Bashkuara. Al Kaeda kishte planifikuar të dërgonte një kamikaz nga

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit