SHBA/ Santorum fushatë në Teksas

Teksas - Kandidati presidencial republikan Rik Santorum bëri fushatë në shtetin e Teksasit dje, një ditë pasi fitoi në tri shtete, Kolorado, Minesota dhe Mizuri. Teksasi është një shtet me shumë rëndësi për kandidatët dhe Santorum ishte atje për të fituar mbështetje dhe për të mbledhur fonde.
Fitorja e zotit Santorun shton presionin ndaj kandidatit Mit Romni dhe tregon se ish guvernatori i shtetit Masaçusets ka përballë një betejë të fortë për të fituar mbështetjen e bazës konservatore republikane. Fitorja e Santorum ngre gjithashtu pyetje për udhëheqjen e garës nga Romni. Rezultatet ishin veçanërisht zhgënjyese për Romnin, i cili përfundoi i treti në Minisota, pas kongresistit Ron Pol të Teksasit.
Rik Santorum, ish senator i Pensilvanisë, i ka përshkruar fitoret e tij si provë se është kandidati më i mirë republikan për të sfiduar Presidentin Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit. Romni u tha përkrahësve të tij të martën në mbrëmje se ai ende ka besim se do ta fitojë emërimin e partisë republikane si kandidat për president.

Artikuj te Tjere:
Florida - Një ngjarje e rende ka tronditur shtetin e Floridës, pasi një nene 33-vjeçare ka vrare me arme zjarri katër fëmijët e saj dhe me pas edhe veten. Krimi shokues ndodhi ne zonën port. S
Uashington - Ish-kreu i CIA-s dhe zyrtari më i lartë i anti-terrorizmit, Hank Crumpton, ka thënë në një intervistë se ish-presidenti Bill Klinton humbi një mundësi të artë për të larë he
Washington - Një sulm i projektuar për t'u hakmarrë një vit pas vdekjes së Osama Bin Laden është parandaluar në Shtetet e Bashkuara. Al Kaeda kishte planifikuar të dërgonte një kamikaz nga

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit