SHBA/ Zgjedhjet, Obama mbështet planin për energjinë e pastër

Las Vegas - Presidenti amerikan Barack Obama viziton sot Las Vegasin në Nevada dhe bazën e Forcave Ajrore në Kolorado për t`i dhënë shtysë planit të tij të ri të energjisë në dy shtete të rëndësishme për zgjedhjet presidenciale të këtij viti.
Obama pritet të bisedojë për reformën në energji në të dyja ndalesat, duke tërhequr vëmendje ndaj propozimeve për përdorimin e energjisë së pastër dhe për të shtuar prodhimin e naftës dhe gazit në vend. Komentet e tij pasojnë kritikat e republikanëve në fillim të javës për pezullimin e planeve për ndërtimin e një naftësjellësi nga Kanadaja në Teksas. Nevada dhe Colorado do të zhvillojnë zgjedhjet paraprake republikane brenda dy javëve të ardhshme.
Ndërkohë, kandidatët republikanë për president Neët Gingrich, Mitt Romney, Rick Santorum, dhe Ron Paul po përgatiten për t`u përballur në një tjetër debat sonte në Florida.
Në të pritet të dominojnë çështje të tilla si imigracioni dhe marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kubën, në shtetin pranë vendit komunist. Dje, presidenti Obama vizitoi një fabrikë në shtetin e Ajovas për të nxitur planin e tij ekonomik që ai shpalosi gjatë fjalimit mbi gjendjen e vendit të marten. Presidenti tha se çelësi i ndryshimit është që Kongresi të miratojë kodin e reformuar të taksave.

Artikuj te Tjere:
Florida - Një ngjarje e rende ka tronditur shtetin e Floridës, pasi një nene 33-vjeçare ka vrare me arme zjarri katër fëmijët e saj dhe me pas edhe veten. Krimi shokues ndodhi ne zonën port. S
Uashington - Ish-kreu i CIA-s dhe zyrtari më i lartë i anti-terrorizmit, Hank Crumpton, ka thënë në një intervistë se ish-presidenti Bill Klinton humbi një mundësi të artë për të larë he
Washington - Një sulm i projektuar për t'u hakmarrë një vit pas vdekjes së Osama Bin Laden është parandaluar në Shtetet e Bashkuara. Al Kaeda kishte planifikuar të dërgonte një kamikaz nga

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit