MOTI/ Shkatërrohen varkat nga akulli mbi Danub

Beograd - Pas rritjes së temperaturave, copa të mëdha akulli kanë pluskuar mbi Danub duke shkatërruar rreth 80 barka, por dhe disa restorante në periferi të Beogradit, pranë Zemunit. E ndërsa akulli  te dielën kishte arritur kryeqytetin e Serbisë, u desh ndërhyrja e tre anijeve për të thyer akullin mbi Danub.
Tani janë pikërisht këto anije që po shtojnë bilancin e jashtëzakonshëm të dëmeve. Masa akulli me rreth 30 cm trashësi kanë çarë anët e barkave e pronarët e tyre janë angazhuar në nxjerrjen e tyre nga lumi. Nga rreth 100 barka të ankoruara aty, rreth 20-30 janë zhdukur plotësisht të përfshira nga rrjedha e furishme e lumit.
Vala e të ftohtit polar ngriu gjithë Danubin duke ndërprerë lundrimet e transportet në këtë pjesë të Evropës. I ftohti i pazakontë u mori jetën gjithashtu të paktën 20 personave në Serbi, ndërsa shkaktoi dhe vështirësi në furnizimin me energji elektrike.

Artikuj te Tjere:
Berlin - Zgjedhjet lokale të shtetit të Rinit Verior dhe Vestfalisë kanë rezultuar në një goditje të rëndë për partinë e kancelares gjermane Angela Merkel. Partia e socialdemokratëve ka ma
Paris - Pas 17 vjetësh, partia socialiste franceze ka marre presidencën, pas një gare te ashpër ne balotazh mes kandidatit François Hollande dhe rivalit te qendrës se djathte Nicolas Sarkozy. Re
Paris - Në vazhdën e një fushate zgjedhore intensive, presidenti francez Nikolas Sarkozy dhe sfidanti i tij socialist, Francois Hollande kanë zhvilluar dhe të parin e të vetmin debat televiziv.

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit