KORRUPSIONI/ Presidenti gjerman jep dorëheqjen

Berlin - Presidenti i Gjermanisë, Christian WulffPresidenti i Gjermanisë, Christian WulffPresidenti i Gjermanisë, Christian Wulff, ka dhënë dorëheqjen pasi prokuroret kërkuan heqjen e imunitetit te tij, për shkak te skandalit te një kredie. Wulff tha gjate njoftimit te dorëheqjes se tërhiqej pasi besimi i popullit gjerman ndaj tij si kryetar shteti ishte tronditur.
Wulff do te zëvendësohet ne detyre nga Horst Seehofer, i Partisë se Bashkimit Socialkristian, parti simotër e CDU-se se drejtuar nga Merkel. Merkel, e cila ishte aleate e afërt e Wulff dhe qe e zgjodhi atë ne krye te shtetit, tha pas dorëheqjes se ndjen keqardhje për këtë akt. Merkel anuloi sot edhe një vizite zyrtare ne Itali, ku do te takonte kryeministrin Monti, për zgjidhjen e krizës. Christian Wulff akuzohet se ne kohen kur ishte guvernator i saksonise se poshtme, ka pranuar marrjen ne mënyrë ilegale te një kredie.

Artikuj te Tjere:
Berlin - Zgjedhjet lokale të shtetit të Rinit Verior dhe Vestfalisë kanë rezultuar në një goditje të rëndë për partinë e kancelares gjermane Angela Merkel. Partia e socialdemokratëve ka ma
Paris - Pas 17 vjetësh, partia socialiste franceze ka marre presidencën, pas një gare te ashpër ne balotazh mes kandidatit François Hollande dhe rivalit te qendrës se djathte Nicolas Sarkozy. Re
Paris - Në vazhdën e një fushate zgjedhore intensive, presidenti francez Nikolas Sarkozy dhe sfidanti i tij socialist, Francois Hollande kanë zhvilluar dhe të parin e të vetmin debat televiziv.

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit