Bukuresht - Pas tre jave protestash ne Rumani, për shkak te pakënaqësive te krijuara ndaj masave te marra nga qeveria për te nxjerre vendin nga kriza ekonomike, Kryeministri Emil Boc, ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është konfirmuar nga vete
shefi i qeverise Emil Boc, pas mbledhjes urgjente te kabinetit, mbajtur ne orët e para te mëngjesit. “Dorëheqja ime është një akt përgjegjësie ndaj situatës aktuale ekonomike. Është një moment deciziv për vendin për shkak edhe te situatës se tensionuar politike qe është krijuar se fundmi.
Kriza duhet zgjidhur,” është shprehur Boc. Rumania ka shkurtuar 25 % te punonjësve te sektorit publik, ndërsa ka rritur taksat me 24%, çka ka shkaktuar protesta masive ne Bukuresht. Ky vend ka kërkuar paraprakisht edhe një kredi prej 20 miliardë eurosh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ekspertet e te cilit kane bere apel për një plan te rrepte masash për rimëkëmbjen ekonomike. Kriza ekonomike ka sjelle ndryshime me herët edhe ne Greqi e Itali.