ZVICER/ Dy të burgosur i vënë zjarrin burgut

Gjenevë - Dy të burgosur në burgun Champ-Dollon të Gjenevës i kanë vënë zjarrin qelisë së tyre, me ç`rast kanë pësuar djegie të rëndë. Si pasojë e vënies së zjarrit, rreth 200 të burgosur është dashur të evakuoheshin përkohësisht në një sektor tjetër. Burgu Champ-Dollon, ndër më të mëdhenjtë në Zvicër prej kohësh është bërë i njohur me mungesën kronike të hapësirave. Ndonëse burgu zyrtarisht ka vend për 370 të burgosur, në fillim të janarit aty ishin vendosur dy herë më shumë se kaq. Mungesa e hapësirës shkakton edhe tensione në mes të të burgosurve dhe personelit.
Shpresohet se me zgjerimin e ndërtesave të këtij burgu, që pritet të bëhet së shpejti do të krijohet më shumë hapësirë jetese dhe do të ulen tensionet.

Artikuj te Tjere:
Berlin - Zgjedhjet lokale të shtetit të Rinit Verior dhe Vestfalisë kanë rezultuar në një goditje të rëndë për partinë e kancelares gjermane Angela Merkel. Partia e socialdemokratëve ka ma
Paris - Pas 17 vjetësh, partia socialiste franceze ka marre presidencën, pas një gare te ashpër ne balotazh mes kandidatit François Hollande dhe rivalit te qendrës se djathte Nicolas Sarkozy. Re
Paris - Në vazhdën e një fushate zgjedhore intensive, presidenti francez Nikolas Sarkozy dhe sfidanti i tij socialist, Francois Hollande kanë zhvilluar dhe të parin e të vetmin debat televiziv.

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit