GJYQI/ Sulmi në bursën e Londrës, 4 persona pranojnë komplotin

Londër - Katër persona, të frymëzuar nga Al-Qaeda kanë pranuar se kishin planifikuar të shpërthenin një bombë në bursën e Londrës. Mohammed Chowdhury, Shah Rahman, Gurukanth Desai dhe Abdul Miah thanë se ishin angazhuar në përgatitjen e akteve terroriste. Personat në fjalë, nga Londra dhe Cardiffi, u arrestuan në vitin 2010. Pesë persona të tjerë janë deklaruar fajtorë për vepra tjera terroriste në lidhje me komplotin, dhe që të nëntë pritet të dënohen javën e ardhshme. Të gjithë personat në fjalë janë me nënshtetësi britanike dhe autoritetet thonë se grupi përbëhet nga anëtarë nga grupe të ndryshme ekstreme islamike. Fillimisht të akuzuarit kishin mohuar akuzat, por më vonë pranuan fajësinë.

Artikuj te Tjere:
Berlin - Zgjedhjet lokale të shtetit të Rinit Verior dhe Vestfalisë kanë rezultuar në një goditje të rëndë për partinë e kancelares gjermane Angela Merkel. Partia e socialdemokratëve ka ma
Paris - Pas 17 vjetësh, partia socialiste franceze ka marre presidencën, pas një gare te ashpër ne balotazh mes kandidatit François Hollande dhe rivalit te qendrës se djathte Nicolas Sarkozy. Re
Paris - Në vazhdën e një fushate zgjedhore intensive, presidenti francez Nikolas Sarkozy dhe sfidanti i tij socialist, Francois Hollande kanë zhvilluar dhe të parin e të vetmin debat televiziv.

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit