PROBLEMI/ Sulmet e afganëve me uniformë

Kandahar - Sulmi në provincën afgane të Kandaharit, ku u përfshinë dhe komandot shqiptarë, u krye nga persona të armatosur, të veshur me uniformat e policisë afgane. Mund të kenë qenë militantë që janë hequr si pjestarë të forcave policore vendase, mund të kenë qenë të infiltruar. Ne mediat e huaja, rasti po trajtohet si pjesë e një tendence shqetësuese në rritje që po ngre shumë pikëpyetje mbi sigurinë e rekrutëve afganë.
Muajin që shkoi, Franca pezulloi programin e saj të trajnimit në këtë vend dhe kërcënoi me tërheqjen e trupave një vit përpara afatit, pasi një ushtar afganë qëlloi dhe vrau katër ushtarë francezë në një bazë në lindje të Afganistanit. Nëntorin e 2010-ës, një pjesëtar i forcës policore kufitare, me një dosje shërbimi të shkëlqyer, masakroi 6 ushtarë amerikanë që ishin ulur e po pinin caj gjatë një seance stërvitore rutinë. Shumëkush pyeti përse e bëri. Burimet e inteligjencës nxituan të deklaronin se ishte rekrutuar nga talebanët, një version i fakteve me të cilin familjarët e Ezatullah Vazirval nuk u pajtuan kurrë.
Që prej vitit 2007, ka patur më shumë se 45 sulme të këtij lloji, të kryera nga njerëz brenda strukturave afgane të sigurisë. Më shumë se 75% e tyre janë regjistruar vetëm brenda dy viteve të fundit. Eprorët e Vazirval mbetën pa fjalë kur dëgjuan sesi një njeri mëse i rregullt, që nuk kishte thënë apo bërë ndonjëherë ndonjë gjë të dyshimtë ose të pazakontë, papritmas ktheu armën nga amerikanët.
Parandalimi i rreshtimit të militantëve në radhët e Forcave të Sigurisë mbetet një sfidë madhore për autoritetet afgane. Por zyrtarë të anti-terrorizmit që kanë studiuar rastin e Vazirval-it, paralajmëruan se mund të ketë të tjerë sulme renegatësh, për faktin e thjeshtë se shumë ushtarë afganë vijnë nga zona që kontrollohen prej rebelëve.

Artikuj te Tjere:
Athine - Presidenti grek, Karolos Papulias, ka firmosur dekretin për shpërndarjen e Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 6 majit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, të cilat do të mbahen në 17
Athine - Pas dështimit të përpjekjeve të vazhdueshme të liderve politik dhe të presidentit grek Karolos Papulios, për formimin e një qeverie legjitime pas zgjedhjeve parlamentare të 6 majit,
Athine - Lideri socialist në Greqi, Evangelos Venizelos tha sot se kanë dështuar bisedat për koalicionin e ri qeveritar dhe se do të mbahen zgjedhje të reja. Kjo deklaratë u bë pasi liderët p

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit