LIGJI/ Maqedoni, pushteti çensuron mediat e huaja

Shkup - Maqedonia po tenton t’i censurojë mediat nga Shqipëria dhe Kosova me projekt ligjin e ri për punën e korrespodentëve, vlerësojnë gazetarët dhe analistët në Shkup. Parlamenti është duke shqyrtuar një propozim ligj të Qeverisë me të cilin në masë të madhe kufizohet puna mediave të huaja. Me këtë propozim ligj, i cili vlerësohet si kopje e modelit kinez dhe ukrainas, ministri punëve të jashtme do të ketë të drejtën të refuzojë akreditimin e ndonjë korrespodenti, pas pasur nevojë të sqarojë shkaqet. Korrespodenti nga Shkupi i radios Evropa e Lirë, Isuf Kadriu vlerëson se ky ligj më së tepërmi do të dëmtojë mediat nga Shqipëria dhe Kosova për shkak të faktit se ata kanë numër më të madh të korrespodentëve në Maqedoni.
Ndaj këtij propozim ligji ka reaguar edhe shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, duke vlerësuar se ai do të përkeqësojë edhe më tepër gjendjen edhe ashtu të keqe të mediave në Maqedoni.
“Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë vlerëson se propozimi, që ministri i punëve të jashtme të jetë i rezervuar për dhënien e akreditimeve për korrespodentët e mediave të huaja, të jep përshtypjen e keqpërdorimeve. Poashtu është e palogjikshme që gazetarëve t’i kufizohet e drejta për anketime të qytetarëve gjatë përgatitjes së raporteve, sepse anketa është një nga format e shprehjes së gazetarisë”. Deklaroi zëdhënësi i shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë Mishko Ivanov
Sipas propozim ligjit i cili e ka kaluar fazën e parë Kuvendore, korrespodentët e mediave të huaja që nuk do të respektojnë ligjin do të dënohen me 500 deri një mijë euro dhe nuk do të mund të vazhdojnë akreditimin për të punuar si korrespodentë. Ligji kufizon në masë të madhe edhe shpërndarjen e mediave të huaja në Maqedoni dhe nga opozita është vlerësuar si tentim i Qeverisë për të krijuar nga Maqedonia vrimë të zezë informative.

Artikuj te Tjere:
Athine - Presidenti grek, Karolos Papulias, ka firmosur dekretin për shpërndarjen e Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 6 majit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, të cilat do të mbahen në 17
Athine - Pas dështimit të përpjekjeve të vazhdueshme të liderve politik dhe të presidentit grek Karolos Papulios, për formimin e një qeverie legjitime pas zgjedhjeve parlamentare të 6 majit,
Athine - Lideri socialist në Greqi, Evangelos Venizelos tha sot se kanë dështuar bisedat për koalicionin e ri qeveritar dhe se do të mbahen zgjedhje të reja. Kjo deklaratë u bë pasi liderët p

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit