TEKSTI/ ‘Bisha dykokëshe’, kënga antishqiptare

Shkup - Një këngë me përmbajtje tmerruese dhe çnjerëzore kundër shqiptarëve po qarkullon nëpër forumet e ndryshme dhe vazhdon të dëgjohet në Maqedoni. Prania e saj është edhe në faqen sociale youtube, shume e klikuar, ndërsa shpeshherë ajo është edhe himni dhe kënga më e kënduar nga tifozët e klubit të futbollit “Teteks” të Tetovës.
Disa portale maqedonase kanë rikthyer këtë këngë duke e shndërruar në lajm sensacional se si po dëgjohet ajo. Agjencia e lajmeve INA ka siguruar këngën nga rrjeti sociale youtube, ndërsa janë përkthyer edhe strofat e saj tmerruese kundër shqiptarëve, ku bëhet thirrje për shfarosjen e tyre:
Kaçakë, leckaxhinjë, bisha të zeza dykokëshe
Po na nxijnë Maqedoninë
As në tokë, as në qiellë për shqiptarët vend nuk ka
Dënoj Zot
Rrufeja ti vras
Asnjë rrënjë e tyre të mos ngelet
MPB deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë për shlyerjen e plotë dhe ndëshkimin e autorit dhe këngëtares që këngën raciste. Burime maqedonase bëjnë të ditur se nga kënga e kënduar mund të zbulohet edhe këngëtarja që ka kënduar këngën, por edhe autori i saj. MPB kohë më parë është ballafaquar me këngë të kësaj natyre, duke theksuar se po ndërmerren masa për parandalimin e urrejtjes dhe thirrjeve raciste. Janë edhe disa këngë të tjera, por edhe refrenët e këngëve të kënduara nëpër tribunat e stadiumeve nga ana e tifozëve maqedonas, së fundi gjatë kampionatit evropian të hendbollit në Serbi. (INA)

Artikuj te Tjere:
Athine - Presidenti grek, Karolos Papulias, ka firmosur dekretin për shpërndarjen e Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 6 majit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, të cilat do të mbahen në 17
Athine - Pas dështimit të përpjekjeve të vazhdueshme të liderve politik dhe të presidentit grek Karolos Papulios, për formimin e një qeverie legjitime pas zgjedhjeve parlamentare të 6 majit,
Athine - Lideri socialist në Greqi, Evangelos Venizelos tha sot se kanë dështuar bisedat për koalicionin e ri qeveritar dhe se do të mbahen zgjedhje të reja. Kjo deklaratë u bë pasi liderët p

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit