MAQEDONI/ Personalitete shqiptare për emrat e shkollave

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se do të shqyrtojë dhe do të vendose lidhur me ndryshimin e emrave të shkollave në komunën e Çairit, duke i kthyer ne emrat e personaliteteve shqiptare.
Këshilli komunal i Çairit vendosi të premten ndryshimin e emrave të shkollave nga emrat e heronjve maqedonas në emra të personaliteteve historike shqiptare, pasi mësimi në këto shkolla vijon në gjuhën shqipe.
Ministri i Arsimit, Pançe Kralev theksoi se nuk ka ardhur deri tani kërkesë nga komuna e Çairit lidhur me nderrimin e emrave dhe se sipas tij, pas kërkesës do të vendoset nga ana e Ministrisë, pasi që të jetë kryer verifikimi.
Ndryshimi i emrave të shkollave është bërë me nismën e kryetarit të kësaj komune, Izet Mexhiti. Shkolla fillore “Cvetan Dimov” është emërtuar “Hasan Prishtina”, shkolla “Rajko Zhinzifov” do të quhet “Ismail Qemali”, shkolla “Jane Sandanski” në “Jashar Beu” dhe shkolla “Nikolla Vapcarov” në “Imri Elezi”. (INA)

Artikuj te Tjere:
Athine - Presidenti grek, Karolos Papulias, ka firmosur dekretin për shpërndarjen e Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 6 majit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, të cilat do të mbahen në 17
Athine - Pas dështimit të përpjekjeve të vazhdueshme të liderve politik dhe të presidentit grek Karolos Papulios, për formimin e një qeverie legjitime pas zgjedhjeve parlamentare të 6 majit,
Athine - Lideri socialist në Greqi, Evangelos Venizelos tha sot se kanë dështuar bisedat për koalicionin e ri qeveritar dhe se do të mbahen zgjedhje të reja. Kjo deklaratë u bë pasi liderët p

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit